Fshati Herticë në komunën e Podujevës ishte vendi ku ishin strehuar mijëra refugjatë gjatë luftës. Tani, banorët e këtij fshati thonë se dyert i mbajnë të hapurq edhe për refugjatët ukrainas.
Një prej atyre që kishte strehuar refugjatët, ishte edhe 78-vjeçari Bajram Haxhiu, i cili kishte dyert e konakut të tij në Herticë për t’i ndihmuar bashkëvendësit që aso kohë po sulmoheshin nga forcat serbe.
Kulla e vjetër rreth 200 vite, ua dha një lloj sigurie qindra kosovarëve që u detyruan të lëshonin shtëpitë e tyre.
Florim Muqolli kryetar i fshatit Herticë, tregon për T7 numrin e refugjatëve që strehë gjetën në këtë fshatë.
Meqë plagët që la lufta e fundit janë ende të freskëta, Muqolli tregon gatishmëri për të hapur dyert e tyre edhe për refugjatët ukrainas.
Përveç kullës dhe livadheve të Herticës, strehë u bë edhe shkolla dhe xhamia e vjetër e këtij fshati.