Më 16 dhjetor të vitit 1811, fshati i Madridit të Ri në Missouri u trondit nga një prej tërmeteve më të fuqishme që kishin njohur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara.
Kërkime nga sizmologë të shekullit të 20 zbuluan, se tërmeti i Madridit të Ri ishte 8 ballë sipas shkallës Rihter.
Fshati pothuajse u shkatërrua nga tërmeti, i cili gjithashtu shkaktoi një devijim të përkohshëm të rrjedhjes së lumit Misisipi.
Tronditjet u ndjenë që nga pjesa lindore e Kanadasë në veri e deri në Gjirin e Meksikës në jug.
Për çudi vetëm dy veta humbën jetën dhe kjo ndoshta për arsyen se dëmet më të mëdha ndodhën në zona shumë pak të populluara.