Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i dislokuar në Polatli të Republikës së Turqisë, ka përfunduar me sukses stërvitjen “Dynamic Front 24”.
Ai ka njoftuar se ftesa për pjesëmarrje është bërë nga ESAREUR-AF.
Sipas tij, kjo stërvitje synon rritjen e ndërveprueshmërisë në fushën e artilerisë dhe mbështetjes me zjarr.
“Me ftesë nga USAREUR-AF, kontingjenti i FSK-së, i dislokuar në Polatli të Republikës së Turqisë, ka përfunduar me sukses stërvitjen “Dynamic Front 24” që synon rritjen e ndërveprushmërisë në fushën e artilerisë dhe mbështetjes me zjarr, ku ushtarakët e FSK-së, patën mundësinë që gjatë ushtrimit të demonstrojnë shkathtësitë e gjuajtjes me artileri me zjarr të vërtetë përkrah forcave partnere nga SHBA dhe Turqia”, ka thënë ai.