Fjalë Kyçe

FSK nis misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit

FSK nis misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit

Ka përfunduar ceremonia e nisjes së kontigjentit të parë paqeruajtës të FSK-së në Kuvajt.

Në këtë ceremoni, morën pjesë Ushtruesja e detyrës së Presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se ky mision nuk do të ishte i mundshëm pa rolin e SHBA-së dhe se ndihet krenare që ka nënshkruar autorizimin për këtë mision.

“Ndihem krenare që kam nënshkruar autorizimin për këtë mision. Ky mision gjashtëmujor i ushtarëve tanë po bëhet i mundshëm falë partneritetit me SHBA, respektivisht me ushtrinë amerikane, ndaj paqeruajtësit tanë do të jenë krah tyre në këtë mision fisnik. Këta djem që po i përcjellim sot, së shpejti edhe vajza, do të jenë nderi dhe krenaria jo vetëm e jona por edhe partnerit tonë strategjik SHBA”.

Ndërkaq ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni tha se FSK-ja sot do të nisë misionin e shenjtë dhe se kjo ngjarje shënon moment historik për Kosovën.

Ndër të tjerash, ai tha se ushtria ka arritur të marrë besimin e partnerëve strategjik për të shërbyer përkrah tyre.

“Besimi i SHBA-së shton edhe më shumë vlerën e këtij partneriteti”, tha Quni.