Listës së të ftuarve nga Gjykata Speciale i është shtuar edhe Rilind Berisha, zyrtar në Ministrinë e Drejtësisë.
Këtë e ka konfirmuar vet Berisha përmes një postimi në Facebook, transmeton Koha.net.
Ai thotë të jetë befasuar me këtë ftesë, derisa i duhet të paraqitet në Gjykatë më 5 gusht.
“Me datë 18.07.2019 kam marrë ftesën ma të befasishme në jetën time. Më 5 gusht duhet të paraqitem para Gjykatës Speciale në Hagë. Nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohem, nëse veç mund ta përdorim termin arsye për këtë gjykatë krejtësisht të paarsyeshme”, ka shkruar Berisha.