Parlamenti i Japonisë miratoi Fumio Kishidën në postin e kryeministrit të këtij vendi.
Javën e kaluar, Kishida u zgjodh udhëheqës i Partisë në pushtet Liberal Demokrate, gjë që i hapi rrugë për t’u bërë kryeministër.
Kishida pason Yoshihide Sugën, i cili dha dorëheqje pas vetëm një viti në detyrë.
Në zgjedhjet e vitit të kaluar, Kishida u mposht nga Suga.
Kryeministri i ri pritet të përballet me një sërë çështjesh të vështira, përfshirë rimëkëmbjen e ekonomisë së goditur nga pandemia e koronavirusit dhe përballjen me kërcënimet nga Koreja e Veriut.
“Dua të përballem me sfidat me një vullnet të fortë dhe vendosmëri të fortë”, tha Kishida.
Kabineti i tij do të shpallet gjatë ditës./rel