Fjalë Kyçe

Fundjava sjell xhiron e tretë në Superligë

Fundjava sjell xhiron e tretë në Superligë

Në këtë fundjavë do të luhet xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës në futboll.

Dy ndeshje do të luhen të shtunën e dy të tjera të dielën, ndërsa një tjetër është shtyrë.

Aktualisht, tabelës i prijnë katër skuadra me nga katër pikë.

Kampioni në fuqi, Ballkani do të përballet me Feronikelin, kurse Llapi do të jetë mikpritës i Malishevës.

Dukagjini do t’i kërkojë pikët e para sezonale teksa e pret Gjilanin, i cili tregoi lojëra të mira nga ana e tij.

Kurse, Prishtina me shumë ndryshime në këtë edicion do ta vizitojë të rikthyerin në Superligë, Ferizajn, i cili befasoi për të mirë në këtë fillim-sezoni, ndërsa tash po bën përforcime të tjera.

Me kërkesë të Dritës, për shkak të angazhimeve të saj në garat evropiane, ndeshja e ekipit Bardhekaltër me Suharekën është shtyrë.

Drita madje nuk e ka zhvilluaR ende asnjë ndeshje në këtë sezon në Superligë për shkak se fokusin total e ka tek Liga e Konferencës, ku ka arritur deri në play-off.

Nga kjo fundjavë, ndeshjet e ligës elitare do të nisin nga ora 16:00.