Fjalë Kyçe

Furgoni bie në humnerë te Qafa e Muzinës, 5 persona humbin jetën

Furgoni bie në humnerë te Qafa e Muzinës, 5 persona humbin jetën

Një furgon ka dalë nga rruga mesditën e sotme në aksin Sarandë-Gjirokastrës, te Qafa e Muzinës duke përfunduar në greminë.

Raportohet se janë konfirmuar pesë viktima nga aksidenti tragjik, ku shkak mendohet se ka qenë shpejtësia dhe rruga e lagur nga reshjet e rëna këtë pasdite.

Policia dhe ambulanca ndodhen pranë vendit të ngjarjes pas sinjalizimit për aksidentin e rëndë.