Fjalë Kyçe

Fury kthehet në ring në fillim të vitit 2022, por kundër kujt?

Fury kthehet në ring në fillim të vitit 2022, por kundër kujt?

Tyson Fury do të rikthehet në ring për të luftuar në fillim të vitit 2022, edhe pse ende nuk e di se kundër kujt, ka thënë menaxheri Ben Shalom.

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë WBC Fury u takua me Shalom të shtunën në stadiumin Wembley, ku kishte shkuar për ta përcjellë luftën e kushëririt të vet Hosea Burton kundër Dan Azeez për titullin britanik.

Fury është boksieri numër një në botë në kategorinë e rëndë, pasi e shkatërroi dy herë Deontay Wilderin.

WBC-ja ende nuk ka njoftuar se kush do të jetë kundërshtari i radhës i Furyt për mbrojtjen e titullit.

“Ai më tha se do të luftojë patjetër në shkurt apo mars, por se nuk e di se kundër kujt”, tha Shalom për Sky Sports përcjell express

“Nuk është në dorën e Furyt, por ai dëshiron të luftojë në shkurt apo mars, qoftë kundër Dillian Whyte apo kujtdo”, shtoi ai.