Fjalë Kyçe

Fury me përkushtim maksimal për duelin ndaj Whyte – stërvitet sikur kurrë më parë

Fury me përkushtim maksimal për duelin ndaj Whyte – stërvitet sikur kurrë më parë

Tyson Fury është i vendosur që të ruajë titullin e tij të kampionit WBC në peshat e rënda të boksit.

Ylli britanik ka filluar kampin stërvitor para duelit ndaj Dillian Whyte dhe në ‘Wembley’ synon të ri-konfirmohet si kampion.

Për këtë, vëllai i tij, Tommy Fury thotë se Tyson po stërvitet sikur kurrë më parë. ‘Gypsy King’ është tejet strikt.

“Tyson është Tyson, atij nuk i pritet për këtë duel. Ai jeton për momente të mëdha dhe ky moment i përshtatet atij. Tyson po stërvitet sikur të ishte ai sfiduesi për titullin”, ka thënë Tommy Fury, transmeton lajmi.net.

“Nuk e kam parë kurrë duke stërvitur kështu. Ai është kaq strikt, punon me kaq regjim. Më vjen keq për Dillian Whyte që do ta ketë përballë”, shtoi vëllai i Fury.

Tyson Fury do të ruajë titullin e tij më 23 prill.