Policia e Kosovës ka arrestuar në Fushë Kosovë një të dyshuar mashkull K/Ashkali, nën dyshimin se i njëjti qëllimisht ia ka vënë zjarrin shtëpisë së viktimës mashkull K/Ashkali.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje.