Fjalë Kyçe

Futboll, ekipi kombëtar i vajzave U17, fiton në Gjerorgji 13:0

Futboll, ekipi kombëtar i vajzave U17, fiton në Gjerorgji 13:0

Ekipi i vajzave në futbollit i Kosovës U17, ka shënuar fitore bindëse në Gjeorgji.Futbollistet kosovare të drejtuara nga përzgjedhësi Kushtrim Munishi, kanë shënuar fitore me rezultat 13:0, në duel me bashkëmoshataret e tyre të kombëtares së Gjeorgjisë, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Kjo ishte ndeshja e parë e Dardaneve të reja në kuadër të Grupit 1, të Ligës B në kualifikimet për Euro2022, derisa kjo është fitorja me rezultatin më të lartë në ndeshje zyrtare në historinë e ekipeve tona kombëtare që nga anëtarësimi në UEFA e FIFA në vitin 2016”, thuhet në njoftim.

Golat për Kosovën i realizuan Eriola Delija (19′, 35′), Rinesa Alija (45′, 50′, 66′), Bardha Gjonbalaj (21′), Rreze Gashi (55′, 82′, 88′), Aurora Racaj (62′, 70′) dhe Antigonë Shabani (90′). Ndeshjen e radhës Dardanet do ta zhvillojnë më 27 shtator kundër Bjellorusisë, skuadër e cila sot arriti ta mposhtë Luksemburgun, me rezultat 2:0.

Suksesi në këtë fazë të kualifikimeve do t’ia mundësonte Kosovës të kalonte në Ligën A për fazën e dytë, ku konkurrenca është shumë më e fortë.