Futbollistët e Flamurtarit të Vlorës nuk janë paguar tash e disa muaj sipas mediave shqiptare.
Flamurtari në ndeshjen e fundit ka fituar ndaj Teutës së Durrësit me rezultat 3:1 ndërkohë që festa e futbollistëve ka qenë epike.
Ata janë fotografuar duke i fërkuar duart, gjest që simbolizon paratë.
Flamurtari përkundër problemeve financiare, ndodhet në pozitën e tretë në kampionat me 44 pikë të grumbulluara.
Në Kategorinë Superiore Shqiptare janë zhvilluar 28 xhiro.