Fjalë Kyçe

Futbollistët e Kombëtares fillojnë ndërtimin e shtëpisë për familjen në nevojë

Futbollistët e Kombëtares fillojnë ndërtimin e shtëpisë për familjen në nevojë

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës dhe stafi përcjellës kanë filluar ndërtimin e një shtëpie për një familje në nevojë.

Ata së bashku me Shoqatën Humanitare “Jetimat e Ballkanit” kanë vizituar familjen që do t’i dhurojnë shtëpinë.

Kapiteni Samir Ujkani, Milor Rashica dhe Mergim Vojvoda së bashku me zv-trajnerin Muharrem Saitin dhe humanistin Halil Kastrati ishin mysafirë te shtëpia e rrënuar e tyre dhe ua dhanë lajmin e gëzueshëm.

Emocione dhe lote gezimi
Perhajr nisja e ndertimit te shtepise se re
Kombetarja e Kosoves ne Futboll me krejt stafin e saj jane donatore te vetem te kesaj shtepije
Para nje muaji na thirrin ne telefon dhe na tregojn se e kemi bere pagesen e nje shtepie komplet ne konton e shoqates
Ne familjen ua zgedhem dhe bashke me disa lojtar te perfaqesues sot ishim dhe ja beme surprize lajmin se po behen me shtepi te re
Kombetares i urojem suksese dhe Zoti i shperblefte