Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se gjithë futbollistët dhe stafi i përfaqësueses, si dhe zyrtarët e federatës kanë rezultuar negativë në testet PCR për COVID-19 të bëra të martën.
“Dardanët” udhëtojnë sot të kompletuar për ndeshjen e nesërme në Parma të Italisë kundër Moldavisë. Ndeshja do të jetë në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Pas Moldavisë, Kosova do ta presë në Prishtinë, Greqinë.
Më herët lojëtarët e ekipeve Prishtina e Drita kishin rezultuar pozitivë para ndeshjeve me karakter ndërkobëtar.