Fjalë Kyçe

Futbollistët e Kosovës mbërrijnë në Angli

Futbollistët e Kosovës mbërrijnë në Angli

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë zbarkuar në Angli, për ta zhvilluar ndeshjen e nesërme kundër ‘Tre Luanëve’.

Skuadra e Bernard Challandes luan nesër ndeshjen e vlefshme për kualifikimet Euro 2020, ku përballë do të kenë liderët e grupit A.

Ky takim do të jetë i vlefshëm për kualifikimet e Euro 2020, ku ‘Dardanët’ pas fitores ndaj Çekisë kanë gjasa të mëdha kualifikuese, shkruan lajmi.net.

Kosova dhe Anglia mbetet dy ekipet e vetme që nuk janë mposhtur në grupin A, me ekipin e Southgate që ka bilanc të qindtë për qind pas tre ndeshjeve, kurse skuadra e Challandes tubon 8 pikë.

Qëllimi i vetëm i tanëve mbetet rezultati pozitiv, por pavarësisht se çfarë do të ndodhë – ne ende mund të jemi në Euro 2020.