Sot dhe zyrtarisht, njëra ndërë ligat më të mëdha evropiane rikthehet për ta vazhduar kampionatin e lën në gjysmë.
Bundesliga sot, do të zhvillojë ndeshjet e xhiros së 26-të, kjo pasi pandemia koronavirus, kishte ndërperë aktivitetin sportiv në mbarë botën për 2 muaj, shkruan Reporteri.net
Ndërkaq, me rifillimin e kampionatit mund t’i shohim në fushën e blertë edhe futbollistë tanë si Valon Berisha, Leon Dajaku e Elvis Rexhbeçaj.
Skuadra e Dusseldorf ku pjesë e saj është mesfushori i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, do ta pret në shtëpi klubin e Paderborn për ta zhvilluar kështu ndeshjen e xhiros së 26 me fillim nga ora 15:30.
Me shumë gjasa do ta shohim në fushë edhe Berishën, që tashmë po kalon në formë fantastike.
Ndërsa, Bayerni nesër me fillim nga ora 18:00 është mysafirë i skuadrës së Union Berlinit e që pjesë e bavarezëve është edhe mesfushori 19 vjeçar Leon Dajaku, ku pritet që në këtë takim të ketë minuta.
Poashtu, nesër në programin e Bundesligës është edhe ndeshja ndërmjet FC Koln dhe Meinz, që fillon nga ora 15:30, ku nga minuta e parë mund ta shohim mesfushorin 22 vjeçar, Elvis Rexhbeçaj i cili po tregon paraqitje të lartë me klubin e ri.
Kujtojmë se këta tre janë futbollistët e parë shqiptarë që fillojnë ndeshjet e rregulluta pas pandemisë.