Fjalë Kyçe

Futbollisti 11 vjeçar i qëlloi me armë dhe i plagosi dy lojtarë në qendrën stërvitore

Futbollisti 11 vjeçar i qëlloi me armë dhe i plagosi dy lojtarë në qendrën stërvitore

Një futbollist i ri 11 vjeçar është arrestuar me dyshimin se i ka qëlluar dhe i ka plagosur dy lojtarë në qendrën stërvitore në Florida të hënën mbrëma, thonë autoritetet.

Djaloshi i qëlloi dy 13 vjeçarë në një kompleks rekreacioni në Apopka, në dalje të Orlandos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas përleshjes paraprake mes tyre në qendrën e futbollit Pop Warner, njoftoi shefi i policisë së Apopkas, Mike McKinley sot në mëngjes, shkruan “CNN”, përcjell “Gazeta Express”.

Një i ri u trajtua në spital dhe më pas u lëshua, ndërsa tjetri po trajtohet ende, thotë tutje shefi i policisë.

Njëri djalosh u qëllua në krahë e tjetri në pjesën anësore të shpatullës, shtoi Torso.

11 vjeçari e mori armën nga vetura e nënës së tij, ku arma ishte në një kuti të hapur.

Djaloshi hapi zjarr duke i qëlluar dy adoleshentët, shton McKinley.

Policia u ftua në kompleks dhe 11 vjeçari u dërgua në një qendër vlerësimi të të miturve me një akuzë paraprake për tentim të vrasjes së shkallës së dytë.

Autoritetet po e shqyrtojnë mundësinë nëse dy të plagosurit do të ngarkohen me ndonjë akuzë, deklaroi tutje shefi i policisë.

Video i shfaq të rinjtë duke vrapuar kur futbollisti gjuan me armë, përcjell “Gazeta Express”.

Arma ishte legalisht në pronësi të nënës së futbollistit.

Hetuesit nuk e dinë ende se çka çoi deri tek përleshja mes të rinjve.

11 vjeçari nuk ka vepra paraprake kriminale.