Fjalë Kyçe

Futbollisti i Kombëtares transferohet në Estoni

Futbollisti i Kombëtares transferohet në Estoni

Herdi Prenga, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare duket se do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij, pasi do të jetë pjesë e skuadrës letoneze FC Riga.

Prenga, është i biri i trajnerit të Laçit, Besnik Prenga dhe ka luajtur dy ndeshje me Kombëtaren shqiptare në Ligën e Kombeve.

Ai do të lërë kampionatin kroat në të cilën ka luajtur për shumë vite, në shumë skuadra dhe do të vazhdojë të japë kontributin e tij për dy vitet e ardhshme te Riga.

Ky klub është krijuar në vitin 2014 dhe do të luajë në arenën europiane këtë vit, për herë të parë në historinë e vet. Brenda pak vitesh klubi bëri hapa galopant dhe këtë sezon do të luajë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.