Fjalë Kyçe

Futbollisti i Kosovës më i mirë se Messi dhe Hazard, publikohet renditja

Futbollisti i Kosovës më i mirë se Messi dhe Hazard, publikohet renditja

Në formë të mirë për disa javë, Pizzi konfirmon se është asistuesi më i mirë në Evropë.

Pas tij, Hans Vanaken dhe Jadon Sancho formojnë podiumin, kurse vëmendje të madhe ka marrë edhe sulmuesi i Kosovës, Arbër Zeneli.

Çdo javë, “FootMercato” zbulon renditjen e asistuesve më të mirë në Evropë.

Në krye të renditjes, Pizzi javën e kaluar ndihmoi mjaft mirë skuadrën e Benficas.

Pizzi shënoi dy herë dhe gjithashtu dhuroi një asistim në fitoren 4:1 të skuadrës së tij në ndeshjen kundër SC Braga.

Ai është lider në këtë renditje me 17 asistime nga 31 ndeshje në kampionatin elitar portugez, Liga NOS.

Portugezi është i ndjekur nga Hans Vanaken.

Mesfushori belg vazhdon të tregojë formë të hatashme, por në ndeshjen e fundit në kampionatin belg, Jupiler Ligë ai ‘heshti’.

Megjithatë, ai mbetet në vendin e dytë me 16 asistime nga 36 ndeshje të zhvilluara këtë edicion.

Podiumi kompletohet nga Jadon Sancho.

Pavarsisht humbjes 2:4 nga Schalke, anësori i Dortmundit dhuroi asistim te goli i Mario Gotzes.

Kështu, angezi numëron 14 asistime në 31 ndeshje të zhvilluara kvtë edicion.

Anësori i Kosovës, Arbër Zeneli po vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e Stade de Reims në kampionatin elitar francez, Liga 1.

Në barazimin 1:1 kundër Angers, Zeneli dhuroi asistim dhe kështu renditet në vendin e katërt në këtë renditje.

Me asistimin për Mathieu Cafaro, futbollisti nga Mitrovica ka 13 asistime në 28 ndeshje të zhvilluara.

Në vendin e pestë renditet Edin Visca, i ndjekur nga Lionel Messi dhe Eden Hazard.

Renditja e plotë e asistuesve më të mirë në Evropë: