Futbollisti i Deportivo La Corunas, Inigo Lopez ka folur edhe për një rast të kurdisjes së ndeshjeve në Spanjë.
Ai tha se ndërsa ka luajtur për Huescan, ka qenë dëshmitar i një marrëveshje sipas të cilit klubi ka pranuar të pësoi humbje 1-0 kundër Gimnastic.
Lopes tha se nuk ka luajtur në këtë ndeshje, por shtoi se e dinte se ishte arritur një “marrëveshje mes zotëri ve rreth rezultatit”.
“Ne humbëm sepse kishte një marrëveshje. Gjithmonë ekzistojnë në futboll. Kur arrini në ndeshjen e fundit të sezonit, zakonisht ju shikoni oraret dhe të bisedoni me njerëzit. Thjesht, njerëzit e njohin njëri-tjetrin “, tha Lopes.
Ai shtoi se kjo nuk ndodh duke u takuar një person me dikë tjetër apo në forma të tjera.
“Ai vetëm thotë, në rregull, le tu mos bëjmë problem atyre që kanë nevojë për pikë. Kjo ndodh dhe askush nuk flet rreth saj. Çdokush që ka luajtur futboll dhe kush është në këtë botë, e di se gjëra të tilla ndodhin. Ajo që ndodhi më pas, në lidhje me lojërat e fatit, çdo gjë është shkatërruar “, tha Lopes.
Ndërkohë, mbrojtësi foli edhe për ofrimin e bonuseve lojtarëve nga “palët e treta”, dhe ka shtuar se nuk ka asgjë kundër kësaj forme të motivimit të futbollistëve.