Fjalë Kyçe

Futbollisti i njohur në prova te Prishtina

Futbollisti i njohur në prova te Prishtina

Gentian Mazrekaj një kohë ka qenë mbrojtësi i majtë më perspektivë në Kosovë.

Ai kishte debutuar me Besën e Pejës, ku për disa vjet ishte ndër më të mirët tek klubi pejan.

Nga aty kaloi te Trepça ’89, por një lëndim bëri që hovi i mbrojtësit të ndalet.

Image may contain: 2 people

Së fundmi ai po stërvitet me Prishtinën dhe po mundohet që të marr një kontratë me këtë klub.

Ai luajti nga minuta e 72-të ndaj Ulpianës, ku Prishtina barazoi 1-1.

“Për Prishtinën u paraqitën edhe dy futbollistët që po stërvitin me Prishtinën, Andjelo Rudoviç i cili është diku iu imponuar mjaft mirë shtabit teknik dhe mbrojtësi me përvojë i Superligës tonë, Gentian Mazrekaj”, thuhet një njoftim.

Klubi nuk ka treguar për më tutje se cfarë do të ndodh me Mazrekajn.