Jetmir Krasniqi do ta kalojë pjesën e dytë të sezonit në Rumani
Futbollisti kosovar, Jetmir Krasniqi është bërë më ekip të ri.
24 vjeçari nuk ishte në planet dhe projektin teknik të Lugans, e cila vendosi ta dërgojë lojtarin në Rumani, tek ekipi Voluntari.
Lajmin e ka bërë të ditur uebfaqja italiane e specializuar për transfere, “Tuttomercatoëeb.com”.
Mbrojtësi kosovar do të mbërrijë sonte në Bukuresht për t’i kryer vizitat mjekësore, ndërsa do të shoqërohet nga menaxheri i tij, Patrick Bengondo.
Krasniqi do të punojë nën urdhrat e trajnerit Cristiano Bergodi, në tentim të luajë sa më shumë, në mënyrë që të kthehet më pas në Zvicër me një përvojë më të madhe.