Fjalë Kyçe

Futbollisti kosovar huazohet te Galatasarayi

Futbollisti kosovar huazohet te Galatasarayi

Oltion Bilalli ka qenë lajmi i ditës në mediat turke, me futbollistin kosovar që nënshkroi kontratë profesionale me gjigantin turk Galatasarayin.

Sapo i ka mbushur 18-vjeç, talenti nga Gjilani nënshkroi kontratë profesionale me ekipin turk, për të cilën gjë, Sporti në KTV kishte njoftuar që në korrik të vitit të kaluar.

Sulmuesi i ri për shkak se është lojtari i 14-të i huaj te Galata, është huazuar menjëherë te ekipi turk i ligës së dytë, Balikesirspor.

Oltion Bilalli, kishte qenë disa herë në prova te Galatasarayi, të cilat i kishte mundësuar falë bashkëpunimit ndërmjet ekipit kosovar Besëlidhja, dhe Galatës.