Fjalë Kyçe

Futbollisti kosovar shënon ‘3 pikësh’ nga gjysma e fushës

Futbollisti kosovar shënon ‘3 pikësh’ nga gjysma e fushës

Futbolli kosovar, por edhe ai evropian është pezulluar për një kohë pas përhapjes së epidemisë së koronavirusit.

Së fundi, UEFA ka vendosur që kampionatet futbollistike të vazhdojnë deri në fund të muajt qershor, shkruan Olle.

Kurse, futbollistët e skuadrave kosovare, po vazhdojnë përgatitjet individuale pas pezullimit të stërvitjeve nga ekipet ku ata luajnë.

E një rast i veçantë është publikuar nga ish mbrojtësi i Prishtinës, Adnan Haxhaj, aktualisht pjesë e Besës së Pejës.

Ai ka shënuar një ‘3 pikësh’ siç njihet në basketboll, por futbollisti në fjalë këtë e bëri me këmbë dhe nga një distancë mjaft e largët.