Fjalë Kyçe

Futbollisti kroat shqelmon dhe vret pulën që hyri në fushën e lojës

Futbollisti kroat shqelmon dhe vret pulën që hyri në fushën e lojës

Futbollisti kroat Ivan Gazdek u ndëshkua me karton të kuq pasi e vrau një pulë që kishte hyrë në fushën e lojës gjatë një ndeshjeje, trupin e së cilës pastaj e gjuajti jashtë rrethojave të fushës.

Gjatë një ndeshjeje gjysmëprofesionale të shtunën pasdite mes NK Jelengradit dhe Jasenovacit, disa pula kishin hyrë në fushën ku po zhvillohej ndeshja, transmeton Gazeta Express.

Në videon e publikuar online shihet se si 23-vjeçari ishte zemëruar shumë me ato pula dhe i kishte ndjekur ato derisa e kishte zënë dhe e kishte shqelmuar njërën prej tyre, që mbeti pa jetë në fushë.

Pulat hynë në lojë kur Jelengradi ishte duke fituar me rezultat 2;1 dhe ndërhyrja  në ndeshje e shkaktoi reagimin e dhunshëm nga Gazdeku.

“Më besoni, nuk ishte e qëllimshme. Rezultati nuk ishte aspak i sigurtë në ato momente dhe ndeshja u desh të ndalet. Terreni ishte plot me fekale, këto janë kushte johigjienike”, u shpreh Gazdek, pas ndeshjes në të cilën u ndëshkua me karton të kuq.

“Unë vrapova drejt pulave për t’i frikësuar ato, e lëviza këmbën dhe e vrava njërën në mënyrë aksidentale, ta hajë dreqi”.

https://www.youtube.com/watch?v=lKWxjXR8ivA