Fjalë Kyçe

Futbollisti më i pafat në botë, shikoni se çfarë ka ndodhur me Lorik Aliun

Futbollisti më i pafat në botë, shikoni se çfarë ka ndodhur me Lorik Aliun

Lorik Aliu i Llapit nuk u përfshi fare për derbin ndaj Prishtinës.

Futbollisti më i pafat në botë, shikoni se çfarë ka ndodhur me Lorik Aliun
March 3, 2019

Lorik Aliu i Llapit nuk u përfshi fare për derbin ndaj Prishtinës.

Aliu u rikthye nga lëndimi i gjatë që e kishte mbajtur jashtë fushës së gjelbër për më shumë se katër vjet dhe ka nënshkruar kontratë për dy vjet me skuadrën e Llapit.

Por, ai ka pësuar sërish një tjetër lëndim, për fatin e tij më të lehtë.

“Isha i gatshëm dhe maksimalisht i përgatitur, por para një jave në një ndeshje miqësore që zhvilluam kundër Fushë Kosovës kam pësuar një lëndim në nyje që, ndoshta, do të më lë jashtë fushës për 3-4 jave. Shpresoj të mos jetë shumë serioz dhe të kthehem në fushë për ta ndihmuar skuadrën drejt arritjes së objektivit. Sinqerisht më mbetet merak se nuk luajta ndaj ish-skuadrës sime”, ka thënë Aliu.

Pavarësisht mungesës për disa javë, Aliu beson se Llapi ka kapacitet që ta ndjekë titullin deri në fund të kampionatit.

Aliu ishte pjesë e Prishtinës në grupmoshën U17 dhe U19 si dhe e Kombëtares së Shqipërisë, kurse ai ishte në prova edhe në skuadrën gjermane Borussia Dortmund ku i bindi drejtuesit e këtij klubi, por për t’u bërë pjesë e kësaj skuadre e penguan lëndimet e njëpasnjëshme.