Fjalë Kyçe

Futbollisti polak ndërron jetë në moshën 46-vjeçare

Futbollisti polak ndërron jetë në moshën 46-vjeçare

Futbollisti polak, Piotr Rocki ndërroi jetë të hënën, në moshën 46 vjeç.

Dedikimet kanë qenë pafund pasi ish-ylli i Legia Warsaw vdiq pas një këputjeje të aneurizmit.

Ishte raportuar të dielën se mesfushori legjendar ishte në një gjendje të rëndë në spital, transmeton lajmi.net.

Ai ishte në gjendje kome para se të humbiste luftën pak para mesnatës të së hënës.

Ish-klubi Ruch Radzionkow, për të cilin luajti nga 2010 deri në 2012, konfirmoi lajmin në Twitter.

Rocki shënoi 44 gola në 291 ndeshje në Premierligën e Polonisë gjatë karrierës së tij.