Fjalë Kyçe

Futbollisti serb e barazon rekordin e Ronaldos

Futbollisti serb e barazon rekordin e Ronaldos

Futbollisti serb i Fiorentinas, Dusan Vlahovic e ka barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos me gola të shënuar brenda një viti kalendarik në Serie A.

Vlahovic shënoi në barazimin e Fiorentinas ndaj Sassuolos golin e tij të 33-të brenda vitit 2021 në Serie A, shkruan Express.

Ronaldo e arriti këtë shifër vitin e kaluar, kurse menjëherë këtë vit, rekordi iu barazua nga Vlahovic.

Madje, sulmuesi i Fiorentinës ka mundësi ta tejkalojë, teksa e ka edhe një ndeshje në Serie A për ta luajtur brenda vitit 2021.