Fjalë Kyçe

Futbollisti shqiptar, i gatshëm për ta zëvendësuar Brozovicin e lënduar

Futbollisti shqiptar, i gatshëm për ta zëvendësuar Brozovicin e lënduar

Interi e mori një lajm të keq në ditët e fundit.

Njëri prej mesfushorëve kryesorë të ekipit, Marcelo Brozovic e pësoi një lëndim, me ç’rast do të mungojë për një kohë.

Ai mund të debutojë si titullar tek Zikaltrit që nga kjo e shtunë, kur Interi do të përballet me Romën.

Mesfushori shqiptar insiston se do ta zëvendësojë denjësisht përfaqësuesin kroat në zemrës të mesfushës.

“Është mëkat që e kemi humbur Marcelon, një lojtar mjaft i rëndësishëm për ne. Por, nëse vjen radha ime, jam i gatshëm. Do të mundohem ta jap maksimumin”, deklaroi ish-futbollisti i Empolit për “Tuttosport”.

Asllani nuk e ka fshehur objektivin kryesor që e ka me Interin këtë sezon, e që është “Scudetto”.

“Natyrisht, ne besojmë, do të luajmë dhe luftojmë për ta fituar atë”, përfundoi futbollisti shqiptar