Fjalë Kyçe

Futbollisti shqiptar rrëfehet nga Kina: E mundën virusin me represion, kjo të shërbejë edhe për Evropën

Futbollisti shqiptar rrëfehet nga Kina: E mundën virusin me represion, kjo të shërbejë edhe për Evropën

Sfida më e madhe në Evropë sot është lufta ndaj koronavirusit.

Vendet nga më të zhvilluara po hasin vështirësi para virusit vdekjeprurës.

Megjithatë, një shembull duhet marrë nga Kina, pikërisht vendi ku virusi kishte pikënisjen për t’u shpërndarë më pas.

Sot, vendi aziatik e ka mposhtur Koronavirusin, ndërsa Evropa duhet të shikojë edhe njëherë masat që u përdorën në Kinë.

Një eksperiencë nga Kina për luftën kundër Koronavirusit e jep edhe futbollisti, Blerim Xhemaili.

Mesfushori është pjesë e Superligës kineze teksa aktivizohet me skuadrën e Shenzen dhe trajnohet nga Roberto Donadoni. Xhemaili shpjegon se në Kinë funksionoi represioni, pra masat e forta, për të shmangur kontaminimin e shumë personave.

Kina u tregua e aftë ta mposhtte këtë virus të mallkuar. Ata u treguan shumë të zotë, nga pacienti zero, u mbyllën në shtëpi, boshatisën qytetet dhe sot rezultatet tregojnë se vendet europiane, Italia dhe Zvicra ime, dhe vendet e tjera duhet të sillen njësoj si Kina”.

Atje funksionoi shumë edhe represioni? “Epo, duhet të funksionojë edhe në Europë. Sepse, për të ruajtur jetën dikush duhet të jetë në gjendje të bëjë sakrificat më të mëdha”, u shpreh Xhemaili.