Hakan Sukur futbollisti me prejardhje nga Kosova, Hakan Sukur, tash e disa vite ndodhet në egzil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sukur thotë se babai i tij është në burg dhe pasuritë e tij në Turqi janë konfiskuar, duke bërë që ai të largohet dëshpërimisht në SHBA, duke e detyruar atë të përdorë çdo mjet të mundshëm për të siguruar jetesën për familjen e tij.
“Unë punoj Uber taksi dhe shes libra. Unë kam filluar të punoj”, ka thënë ai për një revistë gjermane.
Hakan Sukur ishte pjesë e shumë skuadrave të mëdha europiane, teksa te Kombëtarja e Turqisë u shëndrrua në një legjendë.
Sukur mbylli karrierën futbollistike në moshën 36 vjeçare në vitin 2008, e më pas hyri në politikë ku edhe u zgjodh deputet. Ai përfaqësonte AKP’në fetare dhe konservatore, partia në pushtet sot. Por, papritmas një fotografi e tij me Recep Tayyip Erdogan dhe Fetullah Gulen doli jashtë fokusit dhe gjithçka shkoi keq për ish futbollistin.
Sukur u detyrua të largohet nga Turqia ku u përball me akuza për fyerje ndaj Presidentit dhe rebelim ndaj Qeverisë. ‘Guardian’ vitin e kaluar kishte shkruajtur se ish futbollisti i Kombëtares Turqisë do të dënohet me burgim të perjetshëm në rast se ai do të kthehet atje.
Për ish futbollistin dhe ish deputetin ishte lëshuar një flet arrest në gushtin e vitit 2016, atëherë kur në Turqi kishte ndodhur grusht shteti dhe çdo kush që njihej si ‘simpatizues’ i Gulenit arrestohej. Nga autoritet e vendit ishte arrestuar edhe babai i tij, i cili u kap në një xhami në Adapazari dhe u akuzua për mbështetjen financiare të grushtit të shtetit. Pasuritë e tyre u konfiskuan.
Hakan Sukur mbahet mend edhe për deklaratën e tij: “Unë jam shqiptar, si i tillë nuk jam një turk” – deklaratë e cila ishte vlerësuar si kundër nacionalizmit mbizotërues