Fjalë Kyçe

Futbollisti turk pas krimit makabër: Ia mora frymën me jastek djalit 5-vjeçar, nuk e doja që kur lindi

Futbollisti turk pas krimit makabër: Ia mora frymën me jastek djalit 5-vjeçar, nuk e doja që kur lindi

Një akt mizor i futbollistit turk, Çever Toktash, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale ditët e fundit.

32-vjeçarit i cili luan qendermbrojtës në radhët e Bursa Yildirim,  nuk është aspak mirë nga mendja, teksa ka mbytur djalin 5-vjeçar.

Një ngjarje e tmerrshme. Ishte data 23 prill kur dërgoi djalin e tij të vogël në spital për ta vizituar. 5-vjeçari kishte kollë dhe ethe. Rezultoi se ishte infektuar me COVID-19 dhe pas dy orësh humbi jetën.

Vështirësi në frymëmarrje e cilësuan mjekët shkakun, vështirësi që i ishin shkaktuar nga babai i tij mizor. E pabesueshme ajo që ka bërë Toktash, i cili u pendua dhe u dorëzua në polici 11 ditë pas vdekjes së djalit të tij, aty ku rrëfeu krimin makabër.

“Djali im ishte shtrirë mbi shpinë dhe unë i vura një jastek mbi kokë. E mbajta ashtu për 15 minuta, teksa ai po luftonte me jetën. Kur ndaloi së marri frymë, e hoqa jastekun. Më pas thirra mjekët për ndihmë, në mënyrë që të mos ishte asgjë e dyshimtë”.

”Motivi? Asnjëherë nuk e kam dashur djalin tim të vogël që prej momentit kur lindi. Nuk e di pse, thjesht nuk e doja aspak. Ky është shkaku pse e vrava, nuk më pëlqente fare. Mos kujtoni se kam probleme mendore”, deklaroi Toktash para policisë.