Fjalë Kyçe

Futsall: Përfundon pjesa e parë Barcelona-Prishtina 5:1

Futsall: Përfundon pjesa e parë Barcelona-Prishtina 5:1

Skuadra Mabetex Prishtina ka arritur ta realizojë golin e parë kundër Barcelonës në futsall.

Ishte lojtari Mërgim Dervishaj ai i cili shënoi golin e parë për Prishtinën dy minuta para se të përfundojë pjesa e parë e takimit, njofton Klan Kosova.

Rezultati i kësaj ndeshje është 5:1 në favor të katalunasve.

Kjo ngjarje është duke u zhvilluar në ‘Palau Blaugrana’ të Barcelonës dhe është duke u transmetuar ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Art Motion.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj përballje historike.