Presidenti Hashim Thaçi është kthyer në Komisionin Hetimor për dëbimin e shtetasve turq. Ai iu drejtua anëtarit të Komisionit se nëse eksperti ndërkombëtare, hartues i draft-raportit për dëbimin e shtetasve turq është mik i ish-avokatit të Popullit, Sami Kurteshi.
“Kjo është akuza dhe gënjeshtra më e madhe që e bën Hashim Thaçi kundër meje”, tha Kurteshi.
Në vazhdim, si avokat i Thaçit, disa herë fjalën e mori deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa i cili e “këshilloi” Kurteshin të angazhojë ndonjë psikolog, raporton Koha.net.
Por raportimi vazhdoi me përplasje.
Sami Kurteshi, i nxehur në debat, kritikoi ashpër presidentin e pati fjalosje edhe me Hajdar Beqën, duke i thënë edhe “baju”.