Fjalë Kyçe

‘Gabim i papritur’ kjo është pengesa që po u shfaqet aplikuesve të Trustit

‘Gabim i papritur’ kjo është pengesa që po u shfaqet aplikuesve të Trustit

Trusti Pensional ka sqaruar problemin “gabim i papritur” që po iu shfaqet qytetarëve gjatë aplikimit për tërheqjen e 10 përqindëshit.

Sipas tyre, kjo po ndodh për shkak se nga lista e llogarive bankare që ka pranuar Trusti për verifikim këto llogari bankare, për ndonjë arsye, nuk po arrijnë të konfirmohen.

“Po punojmë për ta zgjidhur këtë problem duke kërkuar ndihmë nga bankat që të na ndihmojnë me llogaritë bankare që nuk po konfirmohen ose mungojnë nga lista që e kemi marrë”.

“Ju lusim për mirëkuptim meqë as ky problem teknik nuk ka qenë e mundur të parashikohej por besojmë se do ta kalojmë ditëve në vijim”, ka sqaruar Trusti.

Ndryshe, në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, qytetarët do të kenë mundësi që të tërheqin vetëm 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale, që kanë fituar gjatë kohës sa kanë punuar, por edhe në bazë të vlerës së pagës që marrin.

Aplikimi online do të zgjasë katër muaj.

Të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: pesë për qind të shumës së përgjithshme të pagës e paguan punëdhënësi nga buxheti i tij, kurse pesë për qind paguhet nga paga e punëtorit.

Të dhënat e kontributpaguesve në Kosovë nuk janë cenuar dhe 120,000 persona kanë aplikuar për tërheqje të 10 për qind të mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale.