Fjalë Kyçe

Gani Koci ftohet nga Gjykata Speciale si dëshmitar

Gani Koci ftohet nga Gjykata Speciale si dëshmitar

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Koci, është ftuar nga Gjykata Speciale.

Në Hagë, Koci do të paraqitet më 18 mars, ndërsa është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

Këtë e ka konfirmuar ai vetë në llogarinë e tij në Facebook. “Sapo mora ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 18 mars 2021, në cilësinë e dëshmitarit. Pavarësisht se në çfarë cilësie jam ftuar, unë do jem ai që isha në luftë dhe ai që jam sot, gjithmonë në mbrojtje të Luftës së dretjtë të Ushtrisë Çlirimtare”, ka shkruar Koci.