Fjalë Kyçe

Gani Sejdiu vlerëson se Drenicës i mbesin pak gjasa për rikthim

Gani Sejdiu vlerëson se Drenicës i mbesin pak gjasa për rikthim

Trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu ka pranuar se Prishtina është thuajse në finale të Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina të martën mbrëma fitoi 3:0 ndaj Drenicës në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e parë gjysmëfinale. Hasan Hyseni humbi penallti për Drenicën në minutat e fundit, kurse Meriton Korenica vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 90-të. Ahmed Januzi kishte realizuar dy gola në pjesën e parë.

“Pavarësisht se u futëm në pjesën e dytë me disavantazh prej dy golave, momenti vendimtar i këtij takimi, që do të ndikojë edhe në ndeshjen e kthimit, është ai i humbjes së penalltisë. Në pjesën e parë ekipi nuk ishte i orientuar, pasi na mungoi vetëbesimi te lojtarët që nuk e përballuan presionin e kundërshtarit. Dështuam në pjesën e parë, ndërsa në të dytën patëm raste dhe ishte plotësisht ndryshe. Kishim fytyrë tjetër. Prishtina me plot meritë e ka fituar ndeshjen dhe nuk ka shumë mundësi që të bëjmë ndonjë rikthim. Duhet të kthehemi te objektivi primar, mbetja në Superligë. Ky është kapaciteti momental i ekipit”, ka thënë Sejdiu.