Fjalë Kyçe

Ganiqi i VV-së propozon që lokali ‘Panda’ të shpallet Muze

Ganiqi i VV-së propozon që lokali ‘Panda’ të shpallet Muze

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së në Pejë Berat Ganiqi, në takimin e sotëm të Asamblesë Komunale, i ka propozuar Kuvendit komunal dhe kryetarit të komunës Gazmend Muhaxheri, që të merren masa urgjente duke gjetur forma që lokali ‘Panda’, ku më 14 Dhjetor të vitit 1998 ishin vrarë 6 të rinjë serb nga vet pushteti i Millosheviçit e për çfarë ishin akuzuar dhe burgosur të rinjë shqiptar, ushtarë të UÇK-së, të shpallet muze.

Ganiqi tutje ka propozuar që ky muze të emërohet ‘Muzeu i së vërtetës’, çfarë sipas Ganiqit dhe subjektit të tij, do pasqyronte të vërteten reale të rastit të rëndë, për të cilin pasojat i vuajnë edhe sot e tutje disa prej të akuzuarve të pafashjëm.

Gazmend Bajrami, Xhevdet Bajrami, Agron Kollçaku, Vllaznim Pergjegjaj, Beqir Loxha dhe Behar Bajri, u arrestuan për vrasjet dhe u mbajtën për vite nëpër burgjet e Serbisë. Ky i fundit, Behar Bajri edhe sot vuan pasojat mendore të torturave.

Ndryshe, vrasja e 6 të rinjve serbë në kafeterinë “Panda” në Pejë, në vitin 1998, është krim, faktet e zbardhjes dhe autorët e të cilit janë fshehur për rreth 23 vjet nga shteti i Serbisë.

Krimin, i cili është kryer më 14 dhjetor të vitit 1998, autoritetet e atëhershme të shtetit serb e patën quajtur akt terrorist dhe për të i patën fajësuar shqiptarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në vitin 2014, autoritetet e larta të Serbisë edhe atëherë me Vuçiqin si zv/kryeministër, kishin paralajmëruar se lidhur me krimin në Pejë, nuk ka argumente se e kanë bërë shqiptarët dhe se opinioni në Serbi do të ballafaqohet me lajme të tmerrshme lidhur me këtë rast.

Më 14 Dhjetor 1998, në Pejë në cafeterinë ‘Panda’ me rreth 60 plumba ishin qëlluar duke mbetur të varë të rinjët serb, 15 vjeçari Ivan Obradoviq, 16-vjeçari Vukota Gvozdenoviq, 18-vjeçarët Svetislav Ristiq, Zoran Stanojeviq dhe Dragan Trifoviq dhe 24-vjeçari Ivan Radeviq. Dy 18-vjeçarë të tjerë, Vlado Lonçareviq dhe Nikola Rajoviç dhe pronari i Panda Caffe, Mirsad Saboviq, gjithashtu u plagosën gjatë të shtënave.

Mos i humb