Fjalë Kyçe

Garda Kombëtare e Iowa-s: Kurti dhe Mehaj janë gjithmonë të mirëpritur në shtëpinë e tyre në Iowa

Garda Kombëtare e Iowa-s: Kurti dhe Mehaj janë gjithmonë të mirëpritur në shtëpinë e tyre në Iowa

Garda Kombëtare e Iowa-s, ka njoftuar rreth vizitës se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, të cilën, këta dy të fundit e kanë realizuar në Iowa.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter, thuhet se Kurti, Mehaj dhe ekipi i tyre janë gjithmonë të mirëpritur në shtëpinë e tyre largë shtëpisë, në Iowa, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, në postim thuhet se, si gjithmonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova, më të forta së bashku.

“Më të fortë së bashku, si gjithmonë. Kryeministri dhe ministri i mbrojtjes i Kosovës u ndalën nga Shtabi i Forcave të Përbashkëta për t’u takuar me MG Ben Corell dhe udhëheqës të tjerë të lartë të IANG. Albin Kurti, Armend Mehaj dhe ekipi i tyre janë gjithmonë të mirëpritur në shtëpinë e tyre jashtë shtëpisë në Iowa”, thuhet në postim.

Shtojmë se Kurti është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me personalitete të ndryshme.

https://twitter.com/IowaNatGuard/status/1525488850969182210?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1525488850969182210%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2F1garda-kombetare-e-iowa-s-kurti-dhe-mehaj-jane-gjithmone-te-mirepritur-ne-shtepine-e-tyre-ne-iowa%2F