Manchester City është duke bërë çmos që ta blejë yllin e Ajaxit, Frenkie De Jong.
Kampionët në fuqi të Anglisë, janë duke bërë garë të ashpër me Barcelonën dhe PSG-n për transferimin e holandezit.
“Mirror” shkruan se “Manchester City është duke u përballur me konkurrencë të ashpër nga Barcelona dhe Paris Saint-Germain”.
Trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola e sheh 21 vjeçarin pasues te Fernandinhos, i cili tani ka 33 vjet.
Siç raportohet, agjenti i De Jong ka bërë të ditur se “shumë shpejt do të merret vendimi për të ardhmen e holandezit”.
Barcelona mësohet se është favorite për ta bërë të vetin De Jong.