Uisconsin, Miçikan dhe Pensilvania janë tri qendrat që do ta përcaktojnë se kush do t’i fitoj zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deri në rezultatet e deri tanishme, është duke pri kandidati demokrat, Joe Biden ndaj atij republikan ku aktualisht edhe është presidenti, Donald Trump.
Ndërsa shpresa e Trumpit për tu rizgjedhur president u shua kur Biden fitoi në Arizona, ku pas kësaj sytë e popullit u kthyen nga Pennsylvania, Uiskonsin dhe Miçigan.
Aktualisht në Pennsylvania është duke kryesuar, Trump me 55.7 % të votave, ndërsa Biden ka 43%, në Uiskonsin në krye të garës është Biden me 49.4% ndërsa Trump me 49.1 % dhe në shtetin e Miçiganit, Trump është duke kryesuar me 49 % të votave ndërsa Biden 48 % të votave.
Kurse në rezultatet e përgjithshme Biden është duke kryesuar ku ka 238 vota ndërsa Trump 213.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zgjedhin presidentin për katër vitet e ardhshme, 2021 – 2025.
A do të jetë sërish president, Donald Trumpi apo demokrati Joe Biden, kjo pritet të mësohet të mërkurën. Amerikanët janë futur në procesin zgjedhor të ndarë si asnjëherë më parë në 50 vitet e fundit.
Para ditës së zgjedhjeve, kanë votuar gati 100 milionë amerikanë, sa përmes postës sa duke shfrytëzuar mundësinë e votës së hershme.