Fjalë Kyçe

Gashi: Demaçi s’kishte lidhje me marksizëm-leninizëm, këto ishin shpifje të LDK-së

Gashi: Demaçi s’kishte lidhje me marksizëm-leninizëm, këto ishin shpifje të LDK-së

Analisti politik Shkëlzen Gashi, ka folur për çështjen e raporteve që kishin presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Sipas Gashit, Demaçi atëbotë ishte hapur kundër sistemit jugosllav, ndërsa Rugova ishte formalisht me sistemin, njofton Klan Kosova.

”Ajo që i dallon në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, është se Demaçi ka qenë hapur kundër sistemit jugosllav, kurse Rugova ka qenë formalisht me sistemin”.

”Ky ka botuar roman, është romani i parë në gjuhën shqipe, ‘’Gjarpërinjtë e gjakut’’. Para tij ishte botuar ai i Sinan Hasanit ‘’Ka nis rrushi me u pjekë’’, por nuk konsiderohet i pari meqë nuk e ka shkru vet”.

”[Adem Demaçi] Ky qenë një personalitet i respektuar, ka përkthyer diku dhjetë vepra prej serbo-kroatishtes”.

”Nëse marrim e i shohim shkrimet e tij, reportazhet e tij, janë komplet kundër gjendjes së rëndë të shqiptarëve në fushën e arsimit, se atë kohë nuk lejohej që shqiptarët të kishin shkolla në gjuhën shqipe”.

”Ajo që e bën Anton Çetta në vitin ’90 e nis Adem Demaçi në vitin ’58 kur publikon ‘’Gjarpërinjtë e gjakut’’”.

Mes tjerash Shkëlzen Gashi deklaroi në Rubikon me Adriatik Kelmendi se Demaçi nuk kishte lidhje me marksiszëm-leninizëm, pasi këto janë shpifje të njerëzve të LDK-së, njofton Klan Kosova.

”Pikërisht për shkak të këtyre qëndrimeve, Demaçi arrestohet në vitin ’58 në emër të popullit, dënohet pesë vjet, i mban tri vjet burg. Lidhje dënimi i tij i parë s’ka me Marksizëm-Leninizëm, absolutisht, është puro mbrotje e interesave të shqiptarëve të Kosovës dhe të shqiptarëve në Jugosllavi në përgjithësi”.

”Kur del nga burgu në 1961, në vitin ’63 ky e formon një organizatë që quhet Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve. Nëse lexohet statuti i kësaj organizate, ku janë diku rreth 300 anëtarë të kësaj organizate, po ta lexoni atë absolutisht asgjë marksist-leniniste nuk ka”.

”Çka duhet të bëhet është të çlirohet Kosova, dhe viset tjera të banuara shqiptarë, dhe të bashkohet siç shkruan me ‘’nanën Shqipëri’’. Lidhje s’ka me marksisëm-leninizëm. Këto janë shpifje të sistemit të njerëzve të asaj kohe, por kryesisht prej Lidhjes Demokratike të Kosovës kundër Demaçit”.

”Ai është arrestuar vetëm për shkak të mundësisë që ky formoi organizatën apo me bë diçka kundër sistemit jugosllav”.

”Në anën tjetër kemi Rugovën që diplomon, magjistrin në Universitetin e Prishtinës, doktoron ndërsa ky gjendet nëpër burxhe.