Fjalë Kyçe

Gashi kritikon iniciativën e Veselit për hetimin e listës së veteranëve

Gashi kritikon iniciativën e Veselit për hetimin e listës së veteranëve

Avokati Tomë Gashi ka thënë se iniciativa e kryeparlamentarit Veseli për të hetuar listat e veteranëve nga një Komision hetimor parlamentar po bëhet për poena politikë.

Gashi, në ‘Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se nuk duhet të krijohen komisione paralele ndaj Prokororisë Speciale.

“Deshëm apo nuk deshëm për rastin e listave të veteranëve e kemi një aktakuzë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe rasti tashmë ka kaluar në Gjykatën Themeleore në Prishtinë. Të gjithë e dimë çfarë njollosje ndodhi me ish-prokurorin Elez Blakaj dhe kjo aktakuzë tashmë ekziston”.

Avokati thotë se më e udhës do të ishte nxitja e Prokurorisë Speciale për t’i shkuar hetimit deri në fund.

“Komisionet parlamentare sigurisht se e kanë fuqinë e vet, por pushtetet nuk mund të ndërhyjnë në punën e njëri-tjetrit. Komisioni parlamentar edhe nëse formohet mund të arrijë në rezultate të njëjta si të Prokurorisë, por pushtetet nuk ndërhyjnë në punët e tjetrit”.