Fjalë Kyçe

Gashi pret që Haradinaj e Gucati të shpallen të pafajshëm

Gashi pret që Haradinaj e Gucati të shpallen të pafajshëm

Tomë Gashi, avokat i OVL të UÇK-së thotë se Hysni Gucati e Nasim Haradinaj nuk kanë faj pse rrjedhën dosjet e Gjykatës Speciale.

Përmes një statusi në Facebook, Gashi, shkruan se “faji” i tyre ishte se e kuptuan bashkëpunimin e Prokurorisë së Serbisë me Gjykatën Speciale me fabrikim të provave kundër pjesëtarëve të UÇK-së.

“Kjo bash arrestim pa lidhje e 100% politik është. Po ku kanë pa këta të Speciales në Hagë me arrestu Nasim Haradinajn e Hysni Gucatin pa e arrestu dike të vetin”.

“Çka faj Nasimi e Hysniu qe atyre ju rrodhen dokumentet nga Haga nja 2500 km larg selis se OVL te UÇK-së. “Faji” i tyre ishte se e pamë qartë bashkëpunimin e Prokurorisë së Serbisë me Gjykatën Speciale me fabrikim të provave kundër pjesëtarëve te UÇK-së”, ka shkruar Gashi, njofton Telegrafi.