Fjalë Kyçe

Gashi: Sot ose nesër formohen koalicionet për krijimin e Qeverisë së re

Gashi: Sot ose nesër formohen koalicionet për krijimin e Qeverisë së re

Shefi i Grupit parlamentar të LDK’së ka thënë se sot ose me së largu nesër do të formohen koalicionet.

Gashi, ka thënë se sot gjatë ditës, por edhe nesër pritet të nënshkruhen marrëveshjet për koalicionet e ardhshme politike.

Gjithashtu ka bërë të ditur se Lista Serbe do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës. Madje ka thënë se njëri nga zyrtarët e kësaj liste mund të jetë zëvendëskryeministër.

“Ne patëm një mbledhje të grupit parlamentar, mbledhje koordinuese mes grupit parlamentar dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Po ashtu, i pranishëm ishte edhe kandidati ynë për kryeministër. Mbledhja shkoi mirë, gjithçka shkoi në rregull. Po presim që me formalizimin e koalicionit që do të bëhet shumë shpjet, besoj brenda ditës së sotme ose nesër të procedojmë me kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së Kosovës”, tha Gashi para mediave.