Ministri i Sportit në Kosovë,Kujtim Gashi, në raportimin e tij para Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, ka folur për prioritetet e institucionit që ai drejton, përcjellë Klan Kosova.
Në mesin e shumë prioriteteve MKRS është edhe modernizimi i infrastrukturës sportive sipas standardeve evropiane.
I pari i Sportit në Kosovë tha:
“Ndërtimi i Stadiumit Kombëtarë në komunën e Drenasit, ku sqaroi se projekti ka filluar të hartohet dhe deri në muajin korrik e kemi të gatshme si dhe Stadiumi ‘Adem Jashari’ nga kategoria II në IV”, njofton Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit përcjellë Klan Kosova.