Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi pas mbledhjes së kryesisë të kësaj partie është deklaruar para mediave.
Gashi ka folur për deklaratën e Besnik Bislimit sa i përket hapjes së arkivave të UÇK-së
“Çështja e arkivave është çështje shumë delikate, don vëmendje dhe trajtim profesional, shkruan Gazeta Online Reporteri.net
Kjo nuk ka të bëj vetë me UÇK-në, por është me gjithëpërfshirëse dhe kërkon angazhim të ekspertëve.
Ai është deklaruar edhe për zgjedhjet e 17 tetorit, ku thotë se LDK, do të marr pjesë në takim me presidenten dhe thotë se zgjedhjet duhet të mbahen.
“Sa i përket zgjedhjev, LDK do të marr pjesë në takimin me presidenten dhe do të kërkoj që ato të mbahen. Zgjedhjet duhet të mbahen sepse institucionet lokale nuk kanë legjitimitet për të marr vendim dhe kjo rrezikon demokracinë”, tha Gashi.