Fjalë Kyçe

Gastronomët e Kosovës nga e mërkura fillojnë me shpërndarjen e shujtave për punonjësit shëndetësorë

Gastronomët e Kosovës nga e mërkura fillojnë me shpërndarjen e shujtave për punonjësit shëndetësorë

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka njoftuar se janë të gatshëm për t’i dalë në ndihmë punonjësve shëndetësorë.

Ata përmes një postimi bënë të ditur se janë të gatshëm ti ndihmojnë QKUKS-së me shujta.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka konfirmuar për sekretarin e Sindikatës së Infermierëve, Enlirat Durakun, se shujtat do të shpërndahen edhe për infermierë duke filluar nga dita e mërkurë.

Kllokoqi u zotua se do të mundohen të i përkrahin me shujta deri në përfundim të pandemisë.

Njoftimi i plotë i Durakut:

SHUJTAT EDHE PËR INFERMIERËT

#Falenderim

Sot ma konfirmoi kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi se shujtat do të shpërndahen edhe për infermier duke filluar nga dita e Mërkurë, iniciativë të cilës i’u kanë bashkangjitur shumë restaurante, me ç’rast z.Kllokoqi u zotua se do të mundohen të na përkrahin me shujta deri në përfundim të pandemisë.

Populli ynë gjithmonë është njohur për humanizëm dhe solidaritet, e këtë po e dëshmon edhe gjesti i Shoqata e Gastronomeve të Kosovës.

Respekt dhe falenderim për të gjithë ata që i’u bashkangjitën iniciativës së Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës si në vijim :

Restorani N’Katun, Gizzu grill, DONCAFE, Greatëood, Miqt pub, Star Sun, Che bar, Hotel Sirius, STORIES taste&tell, Lulus, Dar tea room, Momo, Shisha bar Noar, Babel, Dit e nat, Caffez lounge, Casa Cafe, Soma, Miqt taverna, Galery, Bon Vivant, Deck, Trock taverna,Guest,Sushico,Green Protein,Kadare bar&books, Apartamenti, Sette coffee & more, Flamingo lounge dhe Annex.

Me respekt
Enlirat K. Duraku
Sekretar i Sindikatës së Infermierëve