Gati gjysma e Shqipërisë ka mbetur pa energji elektrike të dielën në mbrëmje dhe qytetet më të mëdha në jug janë në errësirë.
Pa energji kanë mbetur qytetet e Beratit, Vlorës, Fierit, Durrësit, Lushnjës e Kavajës, raporton Euronews.
Sipas informacioneve jozyrtare nga OST (Operatori i Sistemit të Transmetimit), ka pasur një defekt në linjën e tensionit të lartë.
Gjithashtu pa energji ka mbetur edhe Spitali Rajonal i Vlorës.